fbpx

Familjarët e emocionuar kur shohin fëmijët e tyre në uniformë duke mbrojtur atdheun

nga Revista Kosovarja

Treqind e dy ushtarë të rinj sot kanë dhënë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata diplomuan sot në kazermën ”Skënderbeu” në Ferizaj dhe i përkasin gjeneratës 01-2023.

Pas betimit të rekrutëve, familjarët u panë më lot në sy të emocionuar dhe u shprehën të lumtur.

Familjarët e 19-vjeçarit, Elton Beka kanë folur për IndeksOnline, ku u shprehen të lumtur për vendimin e tij në një moshë të re.

Nëna e tij tregoj se Eltoni vije nga një familje atdhetare, ku babai i tij ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa gjyshi dëshmor.

Ajo kërkoi nga i biri i tij që ta ndjek rrugën e babait dhe gjyshit dhe t’i shërbejë atdheut më krenari.

“Emocion i fortë, krenari e madhe, zemra mal kur i sheh gjithë këta djem dhe vajza që kanë kaluar nëpër shumë sfida për mu renditë në mbrojtje të atdheut. Mi than djalit ruje traditën, ndiqe rrugën e gjyshit edhe të babës, se gjyshin e ka dëshmor dhe babën e ka pas ushtar, ndiqe rrugën e të parëve dhe ruje vendin me krenari”, ka thënë ajo.

Gjithashtu edhe gjyshi i Ganiut, 18-vjecarit i cili diplomojë sot tregoi emocionet e para kur pa nipin me uniformë të FSK-së.

“Nipit i kisha thënë të urojë suksese dhe në përgjithësi të tanëve. Ndjenjë shumë të emocionuar, kam qenë shumë i emocionuar”, u shpreh gjyshi i Ganiut.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë personalitete të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci si dhe shumë familjarë.

Këta janë rekrutët e parë që diplomuan pas marrjes se detyrës se Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

 

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2225528514303514


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]