fbpx

Ferizaj: Ua dha 20 mijë euro për t’i kthyer 73 mijë, arrestohen dy persona për fajde

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë arrestuar të premten rreth orës 15:45, në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.

Sipas policisë, viktima ua ka dhënë të dyshuarve 20 mijë euro për t’ia kthyer pastaj 73 mijë, deri tani ai i ka kthyer plot 60 mijë euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit më 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 euro me detyrimin për t’i kthyer 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]