Serviret për (persona):4 Persona
Përbërësit:
2 gjokse pule
½ filxhan me miell
3 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpi hudhra
1 qepë e vogël e prerë imët
1 gotë me lëng pule ose uji
Lëngu i 1 limoni
1 kuti panna
Erëza të freskëta për garniturë
Kripë, piper.
Udhëzimet:
Gjoksin e pulës e prisni hollë dhe formoni 4 fileto.
I marinoni me kripë e piper dhe i lyeni me pak miell nga të dyja anët.
Vendosini për t’i skuqur në një tigan me pak vaj ulliri. Sapo të marrin një ngjyrë kafe të artë, i hiqni dhe i lini mënjanë.
Në po të njëjtën tigan, shtoni pak vaj, skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për disa minuta, derisa qepa të zbutet tërësisht.
Shtoni lëngun e pulës,në mungesë te tij shtoni uji, lëngun e limonit dhe i përzieni vazhdimisht. E rrisni pak nxehtësinë dhe ndërkohë i përzieni.
Në fund i shtoni panën, pak kripë e piper. Sapo pana të pluskojë, shtoni në të filetot e pulës dhe e fikni zjarrin.
Shërbejeni të ngrohtë!
Ju bëftë mir!