fbpx

Fjolla në paraburgim, por partneri i saj nuk e lë vajzën e këngëtares pa tortë në ditëlindje

nga Revista Kosovarja

U bënë pothuajse një muaj që kur Fjolla Morina u arrestua nga Policia e Kosovës afër lokalit të saj në Prishtinë, dhe tashmë është në ditët e fundit të paraburgimit.

Derisa sot vajza e vogël e Morinës, Alyah, feston ditëlindjen e saj të 6 – të, nëna e saj mungon në organizimin e festës, shkruan “Kosovarja”.

Këtë e bëri të ditur bashkëshorti i këngëtares përmes një postimi në InstaStory ku e uroj vajzën e vogël me një fotografi nga viti i kaluar i ditëlindjes ku ishte e pranishme dhe Fjolla.

Ndërsa, në llogarinë Instagram të, Alyah, janë postuar fotografi nga festa ku ka të mbledhur gjithë shoqërinë dhe patjetër ku nuk mungonte torta.

E, për të gjitha këto është përkujdesur, Fisniku, si duket ai është një njerk i përkushtuar dhe me detaje.

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]