Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Florent Jashari, futbollisti i së ardhmes

nga Revista Kosovarja

Në mesin e shumë futbollistëve kosovarë që po shkëlqejnë në futbollin tonë, është edhe djaloshi 20- vjeçar, Florent Jashari, i Klubit Futbollistik “Drenasi”, shkruan “Kosovarja”.

Florenti është sulmues i spikatur, i cili bën pjesë në repartin ofensiv të Drenasit, klub që po luan në Ligën e parë të Kosovës.

Florent Jashari është shpresa e futbollit kosovar, ashtu sikur shumë futbollistë të rinj, të cilët një ditë do të luajnë në klube me renome futbolli nëpër Evropë.

Pra, djaloshi 20-vjeçar, Florent Jashari, ka kapacitete ta avancojë karrierën e vet futbollistike, duke kaluar në klube më të mëdha, ku edhe ka kushte për zhvillimin e talentit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Andaj, shumë klube janë të interesuara që ta kenë Florentin, ku edhe do i arrijë majat e futbollit. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]