fbpx

Fotografi se si do të duket Prishtina pas transformimit të bulevardit “Xhorxh Bush”

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar Projektin për Transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Bulevardi i kryeqytetit, sipas kryetarit Rama, do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.

Duke qenë i tillë, projekti u tha se do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm.

“Me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do të mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit”, u tha në konferencë.

Njëkohësisht, projekti synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës, duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]