fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Franca e Gjermania bëjnë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ambasadori gjerman Rohde, është shprehur optimist për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe ka theksuar se më e rëndësishmja në këtë moment është se marrëveshja është arritur.

Ambasadori francez tha se “këto ditë priten takimet lidhur me këtë çështje”.

Guerot theksoi se nga lideri i Serbisë pret që ai t’i respektojë obligimet që ka marrë dhe se në të kundërtën do të ketë pasoja për të dyja palët.

“Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë pasojat dhe tani duhet të fokusohemi në përfitimet”, tha Guerot në debatin për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, që po mbahet të premten, në Qendrën Mediale në Çagllavicë, në afërsi të Prishtinës.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Ambasadori francez theksi se negociatorët kryesorë në kuadër të dialogut, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen më 4 prill në Bruksel dhe vlerësoi se ky është hapi i parë drejt zbatimit të Marrëveshjes.

Në të njëjtin debat, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur optimist për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje dhe ka theksuar se më e rëndësishmja në këtë moment është se marrëveshja është arritur.

“Tani kemi edhe vullnetin politik të aktorëve”, tha Rohde, transmeton REL.

Ai ka shprehur mendimin se Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një “obligim afatgjatë” dhe shtoi se Kosova duhet të respektojë pjesën që ka të bëjë me vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, ndërkaq Serbia nuk duhet të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ambasadori gjerman beson se kjo Marrëveshje do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës.

Marrëveshja drejt normalizimit, ndër të tjera, parasheh respektimin e ndërsjellë të pavarësisë, autonomisë dhe integritetin territorial, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Gjithashtu, Serbia merr përsipër të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërkaq marrëveshja parasheh edhe njohjen reciproke të targave, simboleve, dokumenteve, diplomave dhe vulave doganore.

Gjithashtu, në marrëveshje është paraparë edhe një “aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë”, gjegjësisht, një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit.

Ky propozim është mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkimi Evropian ka njoftuar më herët se kjo Marrëveshje, ndonëse e pa nënshkruar, është ligjërisht obliguese dhe se do të bëhet pjesë integrale e procesit të integrimit të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.


Etiketa: GjermaniaFranca

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kërcënohet deputetja Musliu-Shoshi: Do të prej me sëpatë, do ta masakroj familjen

3 orë më parë
Aktuale

NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

4 orë më parë
Aktuale

Bëhet hapja madhështore e Klinikës Dentare, Dini Dent, mbi 40 vjet traditë e shquar

6 orë më parë
Aktuale

Kurti flet nga Ferizaj: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

9 orë më parë
Aktuale

Osmani udhëton për në Turqi, do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Erdogan

10 orë më parë
Aktuale

Komandot e Turqisë vijnë në Kosovë

10 orë më parë
Postimi tjetër

Paralajmërimi i shkencëtares: Iftari mos të mbarohet para 45 minutave

Pas eksperiencës në BBVK, Xhuli rikthehet në Londër

Pasi theu dy rekorde botërore, Bebe Rexha publikon këngën e re

TË FUNDIT

Ky qytet ka vendosur ti ndalojë fëmijët të përdorin celularin deri në shkollën e mesme

10 minuta më parë

Prindërit në qytetin irlandez Greystones janë bashkuar dhe kanë marrë një vendim të përbashkët, për të mos lejuar fëmijët e...

Arta Elezaj me ‘kurorë’

25 minuta më parë

Aktorja dhe blogerja, Arta Elezaj po vazhdon të merr vëmendje përmes rrjeteve sociale. Së fundmi, kaçurrelja ka postuar një fotografi...

E papritur, por ja si po i duket vetja Mozzikut

40 minuta më parë

Reperi i njohur, Mozzik, po sjell imazhe të ndryshme në Instagram duke e shijuar udhëtimin në Dubai. Së fundmi, ai...

Horoskopi i muajit qershor: Binjakët dhe Gaforrja

54 minuta më parë

BINJAKËT Vazhdon ndikimi i mirë i Diellit në shenjën tuaj deri në datë 21. Investoni te gjërat që ju pëlqejnë...

Modelja e njohur ndërron jetë duke bërë operacion të pasmet

1 orë më parë

Një nga modelet e Brazilit, Lygia Fazio, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas disa komplikimeve teksa i nënshtrohej një...

Kallashi po largohet nga rrjetet sociale – Pse?

1 orë më parë

Valltarja e njohur Kallashi përmes një postimi në InstaStory ka njoftuar se po largohet nga rrjetet sociale. Ajo ka bërë...

MË TË LEXUARAT

Pozicion perfekt për çiftet dembele

Ky është miku i Luizit që nuk shfrytëzoi famën e tij

Maestro sot feston ditëlindjen, ja sa vite po bën

Sa ujë duhet të pini brenda 24 orëve?

Merita Merja sukses të artë me “Fashion Week Dubai”, vlerësohet si shqiptarja e parë me ndikim në botën arabe

Fatmir Spahiu reagon ndaj Von Cramonit për qasjen ndaj policisë në Zveçan

Horoskopi ditor, e mërkurë 31 maj 2023

Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

Fansat urdhërojnë Taylor Swift të ndahet nga i dashuri i ri

“Çka me fol..”, takohen Vedati dhe Artani

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist