Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë nga çiftet më të njohura shqiptare.
Dyshja fantastike janë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Marget, si kombinim i dy emrave Marina dhe Getoar.
Lidhja dhe martesa e tyre ka qenë gjithmonë shumë private dhe çifti zbulon shumë pak detaje nga përditshmëria e tyre.
Prezantuesja e njohur shqiptare po e niska ditën me nutella çdo ditë dhe këtë e zbuloi Geti.
Ai tregoi se për pjesën e famshme ‘’unë e nisi ditën me to ajo me nutella’’ ai është inspiruar nga gruaja e tij.
‘’Unë kur shkruj, shkruj qysh i kom emocionet e momentit, unë personalisht si kom kushtu kërkuj kangë kurgjo, kom mujt me kushtu naj rresht dmth pse jom inspiru najkun në diçka. Personalisht jam inspiru në grun tem kur thom ‘unë e nisi ditën me to ajo me nutella’ se gruja jem han qe 10 vjet çdo ditë mëngjes nutella, qiky është një inspirim i jemi’’, tha Geti