fbpx

Fundjava ftohtë, riga shiu e fjolla bore

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Në mëngjes përreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]