fbpx

Fundjava me diell e vranësira

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq, të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]