I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në javë që po lëmë pas ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku edhe pati takime me kryeministrin Albi Kurti, presidente Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.
Ndërsa, këto ditë ai po qëndron në Vjenë dhe mbrëmë (e premte), Escobar ka ndjekur nga afër koncertin e pianistit nga Kosova, Zakri Popja.
Këtë e ka bërë të ditur pianisti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa edhe ka postuar disa imazhe ku shihet përkrah emisarit.
Popaj ndau disa foto pas koncertit të mbajtur në Palais Schönborn-Batthyany duke e quajtur takimin me Escobarin si “rasti është mbret i botës”.
Më poshtë postimi i plotë i Zakri Popaj:
Rasti mbret i botës
Gabrijel Eskobar
Pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány në Vjenë.
Çdokush mund të ju dojë kur ka diçka për të fituar nga ju, por të duash kur nuk ka asgjë në këmbim, tregon dashuri të vërtetë dhe një zemër të pastër.