Edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” është në javët e fundit, andaj loja dhe ngjarjet kanë nisur të intensifikohen edhe më shumë.
Gjatë gjithë këtij sezoni, gazetarët nga jashtë i kanë thënë mendimet e tyre në raport me lojën, zhvillimet, por edhe kanë komentuar opinionet e paraqitjen e opinionistëve.
Diçka të tillë e ka bërë disa herë në studio televizive dhe në faqen e saj në Instagram edhe gazetarja Edonë Gashi, per publikun e njohur si Shoqja Edonë.
Kjo e fundit, këtë mëngjes është marrë pak me opinionisten Anita Haradinaj, gjegjësisht me të mbathurat e saj.
Gashi, përmes një video në story, thotë se mbathjet e Anites kanë kosto të lartë dhe kjo është arsyeja që i mbanë në çdo prime, shkruan “Kosovarja”
Sigurisht, deklaratat janë me ironi!