fbpx

Getinjo i del kundër shkencës, reperi bëhet viral në rrjet me deklaratën e fortë

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Getinjo është një ndër banorët e “Big Brother VIP Kosova”. Së fundmi, ai ka bërë një deklaratë të fortë me të cilën është bërë virale në rrjet.

Getinjo i ka dalë “kundër” shkencës teksa është shprehur se sipas tij bota është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët. Deklarata e tij është mbështetur dhe nga artisti Gjon Karrica, i njohur si Lugati.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë reperi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]