fbpx

Gigi Hadid kapet mat me “ish-in” e shoqes së saj

nga Revista Kosovarja

Gigi Hadid tashmë po del me Bradley Cooper, teksa dyshja u kapën mat mbrëmjen e djeshme duke darkuar së bashku në një restorant në New York.

Ata u fotografuan kur mbërritën bashkë në restorant dhe më pas u larguan, në të njejtën makinë, në eventin e radhës në “Via Carota”.

Darka me Cooper vjen pasi Gigi i dha fund lidhjes së shkurtër me DiCaprio-n sepse sipas zërave ajo kishte prioritet të bijën 3-vjecare dhe nuk mund të fokusohej në një marrëdhënie.

Në anën tjetër, Cooper duket se ka lënë pas shpine historinë me mikeshen e Gigit, modelen e njohur Irin Shayk.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]