fbpx

Gigliola thotë se “Edoni apo Victoria mund ta fitojë BBVK”

nga Revista Kosovarja

E ftuar në studion ku mbahet nata Prime, banorja e fundit e eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Gigliola ka pasur një porosi për banorët brenda.

Këtë ajo e ka shprehur përmes një videoje, ndërsa ka thënë se – “Për kafet e mëngjesit dhe për birrat në darka. Kalova mirë me ju, të dashur miq ish bashkëjetues. Stresi edhe Andi buzëqeshni sa më shumë. Fitoftë më i miri”.

Lidhur me Gigin, Stresi ka thënë se – “deri më tani ka qenë përshëndetja më e bukur”.

“Ju kam parë shumë më të heshtur këto ditë. Stresi çfarë ke ti? Më vjen mirë që u pajtuar ju çifti (Vivien, Getinjo). Për të tjerët, kam parë komente pozitive e negative, por që s’dua ta prish atmosferën”, ka thënë ajo pos tjerash.

“Arta, nuk ka folur shumë mirë. Është një vajzë me shumë kulturë dhe shumë e zgjuar, dhe pres që të dal që të rregullojmë marrëdhëniet”, ka thënë ajo tutje.

Ndërsa, duke folur për fituesin e mundshëm, ajo ka thënë se – “Edoni. Sepse që në fillim është shprehur qartë për mënyrën e tij se si mendon. Pra, Edoni ose Victoria. Ndërsa, opsioni tjetër është Stresi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]