Mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit janë gjetur të premten rreth orës 20, në një depo të një marketi në Prishtinë.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur gjithsejtë 1031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar aparatin i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit.