fbpx

Gjendet e pajetë para shtëpisë së saj një grua në Prishtinë – Nisin hetimet

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2025, rreth orës 07:15, në rrugën “Abdurrahman Shala” në kryeqytet, ku është gjetur e pajetë Luljeta Gjinovci, 64 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen, duke theksuar se nuk janë vërejtur shenja dhune apo ndonjë element tjetër i dukshëm që do të ngrinte dyshime të menjëhershme.

Në vendngjarje ka qenë edhe një familjare e saj, A.GJ, 45 vjeçare, e cila ka raportuar për rastin si dëshmitare.

Prokurori kujdestar i Shtetit për Krime të Rënda, pas pranimit të informatave fillestare, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme tek njësia përkatëse.

Hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar rrethanat e plota të vdekjes

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]