fbpx

Gjendet i vdekur një 61 vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një 61 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:40 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete. Menjëherë policia dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes (në shtëpinë e viktimës) në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës (mashkull 61 vjeç) është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]