Një person është gjetur pa shenja jete para një ore në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se viktima është gjetur para një ore, derisa njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali merr vesh se viktima është i moshës rreth 60 vjeçare.
Për çdo informatë shtesë lidhur me këtë rast, Sinjali do të ju mbajë të informuar.