fbpx

Gjesti nervozohet keq, e hedh mikrofonin teksa bërtet: Nuk kam ndjenja për Eglin, s’kam

nga Revista Kosovarja

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Konkurrenti i tha se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë.

Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.

Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]