Një person është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Pejë.
Ai dyshohet se e gjuajti me vazo të luleve nga banesa e tij një person tjetër i cili ishte duke u parkuar.
Nuk raportohet për lëndime apo dëme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar, duke e penguar në parkim nga kati i banesës e ka gjuajtur me vazo të luleve, por pa pasoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.