fbpx

Gjykata e detyron ish-banoren të rrijë 50 metra larg objektit të “It’s my home”

nga Revista Kosovarja

Dy ditë më parë banorja e “It’s my home” Teuta Llumnica u arrestua nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmarrësve të tjerë të kësaj shtëpie dhe ndaj një zyrtari polior.

Ndaj saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, por në seancën dëgjimore është kërkuar që të njëjtës t’i caktohet masë tjetër.

Zëdhënësja Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 metrave në hapësirat publike, në kohëzgjatje prej një muaji.

“Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, të pandehurës T.Ll do t’i zëvendësohet kjo masë, me masën e paraburgimit konform nenit 177 paragrafi 5 të KPPRK-së”, theksoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]