Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje (e marte) njoftoi se është themeluar Fondi i Sigurisë, me ç’rast ftoi qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Ftesës së kryeministrit po i përgjigjen edhe emra të njohur nga estrada, kështu duke shprehur gatishmërinë që të rrisin këtë fond në të mirë të sigurisë së vendit.
Së fundi, reperi Arian Agushi i njohur për publikun si – Gold AG, ka reaguar mbi këtë çështje, shkruan “Kosovarja”.
Ai ka postuar në InstaStory një pjesë të këngës së tij me titull “Ushtria e Kosovës”, ku bashkangjitur me të ka shkruar një dedikim drejtuar ushtrisë së Kosovës dhe përjetimit të tyre.