Reperi i njohur kosovar, Arian Agushi, i njohur në publik me nofkën Gold Ag, në radio Klan Kosova FM ndër të tjera ka folur edhe për djalin e tij, Guerilin.
Ai tha se deri tani nuk ka pubnlikuar fotografi të të birit pasi është munduar ta ruajë nga mësyshi.
“Në fillim kam dashtë me e rujtë për shkak të mësyshit, nuk është që e kam rujtë prej shokëve dhe familjes, po përderisa del nëpër rrjete sociale e kam ditë që shpërndahet shumë nëpër portale të ndryshme qysh po shpërndahet tash. Kështu që u kanë shumë i vogël, edhe tash osht i vogël, por e ka marrë vetën”, ka thënë Gold Ag për radio Klan Kosova FM.
Kujtojmë se Gold Ag është martuar me Ermirën vitin e kaluar.