244
Mijëra shikues i hapin sytë çdo mëngjes me imazhin e saj, e kanë të preferuar dhe për këtë arsye e ndjekin aktivisht në programin e mëngjesit në “Klan Kosova”.
Goxhja, prej vitesh është një nga figurat kryesore të programit të mëngjesit, ndërkaq së fundi ka edhe podcast-in e saj në “Klan FM”.
Ish modelja, poston kohë pas kohë në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
Goxhe Gërxhaliu është imazh i shumë brendeve të njohura, e kjo për shkak të popullaritetit si fytyrë televizive, por edhe përvojës së saj si modele profesioniste.