Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari në Prizren dyshohet për grabitjen e armatosur që ka ndodhur dje në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, D.G është identifikuar pas hetimeve të vazhdueshme.
“Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.”, ka njoftuar Policia, përcjell Reporteri.net.
I dyshuari D.G është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:
“para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.”, njofton Policia.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një grabitje nën kërcënimin e armës të një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/533468442326752