fbpx

Grabitje në një market në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Është grabitur dje një market në rrugën Ndue Përlleshi në Prishtinë.

Sipas policisë një grua ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000 euro para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 euro.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 23.01.2024 – 21:53. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]