Futbollisti i njohur më prejardhje nga Kosova, sot ka festë në familjen e tij.
Ai sot tre vite më parë mori epitetin e babait.
I lumtur tej mase , futbollisti shkruan fjalët më të bukura për vajzën e tij Ayana.
Graniti është baba i dy vajzave, shkruan “Kosovarja”
Graniti shkruan: “Nuk ishte gjithçka e qartë në jetë deri sa erdhe ti, që ti jepje nje kuptim te plotë jetës tonë, dita që une do sakrifikoja gjithçka për një njeri ishte dita kur erdhe ti në jetë, kur zemrat gjysmë të mbushura i mbushe me dashuri dhe lumturi. Ndoshta profesioni im nuk më lejon të jem gjithmonë prane teje por zemra ime është gjithmonë aty ku je dhe ti.
Princesa babushit të urojë dhe 100 vite të lumtura me shëndet dhe harmoni. Te duam shume per gjithmon ❤️ #AYANA”