Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grenell mbetet i dërguari special për dialogun Kosovë- Serbi

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë vonë, Richard Grenell dha dorëheqje prej pozitës që kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mbi artikull

Këtë e bëri të ditur ai vetë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump ma prezantoi një dhuratë lamtumire – ulësen time të kabinetit. Sekretarët në detyrë të Kabinetit nuk marrin karrige, por presidenti Trump dëshiroi që unë ta kisha timen sepse, siç tha ai, “ti je sekretari i parë në Kabinet që është i deklaruar haptazi homoseksual dhe kjo është një gjë e madhe”, ka shkruar Grenell.

Moneytizer Paragrafi 4

Por ai nuk dha dorëheqje edhe prej pozitës që tashmë i është dhënë për Kosovën.

Grenell vazhdon ta mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar për Express Dick Custin, zëdhënësi i Grenellit.

Në një përgjigje për Gazetën Express dhe T7 Custin ka thënë se shefi i tij do të vazhdojë të jetë i dërguar special për Kosovë-Serbi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]