fbpx

Gruaja në Prishtinë e rrah burrin dhe del nga banesa, 39-vjeçari kërkon ndihmë nga Policia

nga Revista Kosovarja

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë.

Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar për dhunë bashkëshorten e tij me të cilën është në prag divorci.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikike pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Bazuare në informacionet e para, e dyshuara ka dalë më pas nga banesa, por burri vendosi ta raportojë në Polici.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]