Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Grupi “Troja” do të performojë në tubimin e VV-së në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Sot në ora 17:00 Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në sheshin “Skenderbe” në Prishtinë.

Mbi artikull

Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, sot, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë Ditën e Çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

E në këtij tubimi do t’i bashkohet edhe vokalisti i grupit Troja, Bujar Berisha i cili do të këndojë këngët e grupit.

“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë LVV-ja.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]