Mergo dhe Mafiozzo, këta janë emrat artistikë të dy kosovarëve që po bëjnë bujë në Gjermanin me talentin e tyre për muzikë. “Ha pasta” është hiti i fundit i tyre që është në prag të prek milionin e parë.
Grupi i tyre quhet “Mafiozzo Gang”, ndërsa projektet e tyre në gjuhën shqipe po bëjnë bujë kudo në Gjermani e më gjerë.
Mërgim Hyseni me prejardhje nga Gjilani i njohur si Mergo kishte patur suksese edhe në disa filma duke qënë protagonist në disa role filmike, por që asnjëherë nuk i është shkëputur muzikës.
Shumë projekte të suksesshme janë regjistruar deri më tani, por që artistët kosovarë nuk e kanë plan të ndalen.
Mergo dhe Mafiozzo kanë paralajmëruar fansat se së shpejti do të ketë projekte të reja nga ta.