Aktori i njohur Nicolas Cage, ka treguar se si fëmijë ishte i bindur që ishte alien dhe se kishte probleme me socializmin
Nicolas Cage është një nga aktorët dhe producentët më të famshëm të industrisë amerikane. Ai në një intervistë për revistën Rampstyle, ka folur për fëmijërinë e tij. Në rrëfimin e tij, ka shprehur se ai ka pasur vështirësi në socializmin me njerëzit e tjerë.
Sipas tij, kur ishte fëmijë, ai ishte i bindur që ishte alien dhe se ishte ‘i tronditur’ kur zbuloi se kishte ‘organe normale dhe një skelet normal’ si gjithë të tjerët.
“Unë u trondita ditën kur shkova në zyrën e mjekut si fëmijë dhe kuptova se kisha organe normale dhe një skelet normal, sepse isha i sigurt se isha nga një planet tjetër” ka thënë ai.
Cage, ndryshe është edhe si fituesi i çmimit Oskar si dhe një nga aktorët më të mirë.