fbpx

Haradinaj e përkrah peticionin e Plisave për shtatoren e Adem Jasharit

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e përkrah peticionin e Plisave, për vendosjen e shtatores së heroit Adem Jashari në Prishtinë.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare.

“Përkrahi fuqishëm peticionin e Plisave për vendosjen e shtatores së heroit tonë, Adem Jashari në Prishtinë. Vonesat dhe neglizhencat në nderim të figurave tona heroike të luftës së fundit, me mosvendosjen e tyre në sheshet kryesore të Prishtinës, shpërfaqin joseriozitet ndaj trashëgimisë tonë historike e kombëtare. Ne sot kujtuam heronjtë Bytyqi për të cilët po ashtu nuk u realizua nisma për një memorial kujtimi për ta”.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]