fbpx

Haradinaj fajëson Kurtin se e ka “lodhur” ShBA-në, paralajmëron pasoja

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti u ka shpallur luftë sipërmarrësve, komuniteteve etnike dhe aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.

Sipas tij, përveç se qytetari është i lodhur nga mos-puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite qeverisje me vendin, njëjtë “janë lodhur edhe aleatët tanë si ShBA-të të cilat për një vit nuk pranojnë zyrtarë të kësaj qeverie në Washington.

Prandaj, Kurti duke i shpallur luftë të gjithëve, përfshirë edhe kategorisë së lirië dhe punëtorëve të sektorit privat, përfundoi në luftë me vetveten, shprehet Haradinaj.

Teksa kritikoi qeverinë për mungesë të investimeve kapitale, Haradinaj foli edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ai i bëri thirrje Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës që ta zbatojnë me seriozitet këtë ujdi, pasi “situata është jashtëzakonisht serioze”.

“Qeveria e Kosovë nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë. Edhe në plan të sigurisë të ketë pasoja, veçanërisht në veri”, u shpreh ish-kryeministri.

Ligjvënësi opozitar apeloi te Kurti që të jetë serioz dhe mos të humbet kohë në mos-zbatimin e marrëveshjes, bazuar në atë që çfarë ka pranuar Kosova.

“Nëse vonohet, eksperimenton dhe humb kohë do të na thellohen pasojat që veç ekzistojnë, izolimi i brendshëm, vështirësitë në veri dhe plani i sigurisë, pra mungesa e një marrëveshje kontraktuale me aleatët e sigurisë, këtë rast me NATO- “, tha ai të mërkurën, në një konferencë të jashtëzakonshme.

“Koha është me dëshmu seriozitet dhe me i sjell suksese Kosovës. Imagjinoni Kosovën pa aleatët e vet. Iu bëj thirrje me qenë serioz”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]