Leotrim Carraku, ishte në mesin e 53 shqiptarëve, që atë ditë ndodhej në shtëpinë e familjes Muqolli në Poklek.
Të shtunën me shi të asaj pranvere, familjet e tij, atë Elshani, Carraku, e Hoxha, forcat serbe i kthyen me dhunë nga Drenasi.
Por, kur menduan se i shpëtuan më të keqes, dy policë serbë, hynë në oborrin e kësaj shtëpie.
Këta fillimisht i nxorën dhe i ekzekutuan, dy kryefamiljarët, Sinan Muqollin e Ymer Elshanin.
Veprimi i nënave dha efektin e vetë.
Leotrimi 9-vjeçar, humbi vetëdijen, por jo edhe jetën.
Por, këtë fat nuk e pati, vëllai i tij.
“Në ato momente mua me ka humb vetëdija pak. Pastaj, mu ka kthye vetëdija dhe e hapsha njërin sy pak, pajsha t’u gjuajt me kallash derisa kam menduar që i ka mbytur krejt. Unë e kisha pasur kryet e vëllait këtu, ishte i qëlluar në kokë. Më ka mbuluar gjaku i tij. I nijsha veç gëzhojat e plumbave që binin mbi mua”, tregoi tutje Leotrimi.
Në këtë masakër, nga 53 të vrarët, 24 ishin fëmijë.
Në mesin e tyre, ishte edhe foshnja gjashtëmuajshe, Lirie Muqolli.
Babai i saj, Qamili, tregon për shpresën që e kishin, kur ia vendosen këtë emër.
“Liria ka qenë vajza ime, ka lindur në mal edhe gjithsej jetë i ka pasur gjashtë muaj dhe falë gjakut të saj e gëzojmë lirinë. Emrin ia kemi vendos Lirie, por lirinë nuk e gëzoi”, tregoi babai i Liries, Qamil Muqolli.
Forcat serbe nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e 53 shqiptarëve.
Ata u kthyen dhe i dogjën kufomat, si dhe gjithë shtëpinë e familjes Muqolli.
https://www.facebook.com/watch/?v=1469484283942821