fbpx

Horoskopi i muajit prill: Shigjetari dhe Bricjapi

nga Revista Kosovarja

SHIGJETARI
Përballojeni gjithçka me shumë qetësi. Saturni ka nisur një kalim në shenjën tuaj që do t’ju largojë disi nga objektivat tuaj, por kjo mund të shërbejë edhe si avantazh. Shpesh, gjërat e bëra me nxitim dalin keq. Marsi s’është më armiqësor me ju dhe me fillimin e pranverës sjell edhe mundësi të mira. Nëse do të rinovoni një marrëveshje, pranoni pa u menduar dy herë. Do të paraqitet një problem me paratë, shpenzime për shtëpinë që janë të paparashikuara. Mes periudhës prill-qershor, gjithçka është përqendruar te shlyerja apo pagesa të lëna pezull.

Të vetmuarit i këshillojmë të zgjerojnë rrethin e të njohurve, sepse në qershor do të nisë një periudhë interesante, plot me mundësi për ata që nuk do të tregohen të përmbajtur. Miqësitë e lindura tani, në mënyrë krejt rastësore mund të shndërrohen në diçka të rëndësishme. Vetëm nëse s’do të thoni të vërtetën, do të vazhdoni të keni marrëdhënie që s’kanë fare kuptim. Jeta në çift do të tensionohet në datat 22 dhe 23, kryesisht për probleme ekonomike. Jeni aq kokëfortë, sa edhe mund të çoni dikë në djall, nëse ju lodh shumë. Prilli sjell liri për ata që janë vetëm prej shumë kohësh e duan të rikthehen në lojë me pasionin e tyre.

Tensioni dhe përgjegjësitë gjatë prillit do të shtohen, madje ndonjë nga ditët e prillit edhe do të humbni toruan. Fundjavat do të jenë të lodhshme dhe të mbushura me nervozizëm. Mos harroni se Shigjetarët duan të bukurën, ndaj duhet të rrethoheni nga njerëz argëtues dhe të gjeni harmoninë brenda dhe jashtë jush!

BRICJAPI
Jeni përballur me konflikte gjatë javëve të fundit. Nëse keni kohë që punoni me një grup, dallimet janë të pashmangshme, ju mendoni në një mënyrë dhe besoni se është e mundur të arrini sukses duke ndjekur një strategji, e cila s’pëlqehet nga të tjerët. A duhet t’i çoni të gjitha në djall? Absolutisht jo! Prilli do të jetë një muaj i tensionuar për shkak të konfliktit mes Marsit dhe Jupiterit, gjë që do të krijojë një hendek profesional, duke sjellë debat mes jush, kolegëve dhe eprorëve. Mos harroni, jeni ende ju që diktoni rregullat e lojës. Edhe pse ka momente nervozizmi, nuk do t’u jepni hapësirë ​​projekteve që nuk besoni se vlejnë, vetëm se palë të treta janë dakord. “Dëgjoj, por nga imja s’heq dorë” mund të jetë motoja e çdo Bricjapi që respekton veten. Pavarësisht nga periudha çoroditëse, nëse duhet të diskutohen çështje që kanë rëndësi, datat 12, 13 dhe 21 mund të sjellin zgjidhje. Kujdes nga shpenzimet, të paktën gjatë prillit.

Kur përjetoni momente debati në vendin e punës, e keni të vështirë të ruani toruan edhe në fushën e ndjenjave, ndaj çiftet që kanë arritur deri në këtë pikë kanë baza të forta. Pjesa e parë e prillit është më e mira për njohje të reja. Mërkuri në një aspekt të mirë, i forcuar nga Dielli duke nisur nga data 20, u mundëson atyre që janë në kërkim të dashurisë të krijojnë njohje që mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rëndësishme nga gjysma e dytë e majit. Horoskopi është ideali për të njohur njerëz të rinj dhe për të gjetur dëshirën brenda jush për t’u shoqëruar me këdo. Një problem pronash ju shqetëson prej kohësh, por në maj do t’i vini gjërat në vijë. Pengesat ligjore dhe burokratike të shkaktuara nga keqkuptimet e së shkuarës mund të menaxhohen më me qetësi. Katër javët e ardhshme duhet të ketë jo vetëm maturi, por edhe besim në të ardhmen.

Përfitoni nga datat 12, 13 dhe 21 për të filluar trajtimet ose terapitë që synojnë mirëqenien. Ankthi dhe nervozizmi vazhdon t’ju shoqërojë, kjo është arsyeja pse keni vështirësi për të fjetur. Qetësuesit natyralë dhe pushimet gjatë fundjavave mund t’ju shtojnë optimizmin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]