fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 6-12 shkurt

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

DASHI: I dashur Dash, Jupiteri po e bën punën e tij dhe po ju ofron mundësi të mira për të pasur sukses në jetë. Për momentin, kënaqësitë më të mëdha do t’i merrni në fushën profesionale. Në punë do t’ju njihen meritat. Kjo është diçka që e prisnit prej kohësh dhe e dini se e keni merituar. Shfrytëzojini në maksimum ditët e para të javës, në mënyrë që të shkëlqeni sërish, sidomos përpara atyre që kanë në dorë promovimin tuaj. Yjet do t’i keni në anën tuaj.

DEMI: I dashur Dem, këtë javë do të përjetoni një sërë ngjarjesh fatlume, që do t’jua bëjnë jetën më të lehtë dhe më të këndshme. Siç e merrni me mend edhe vetë, qëndrimi i duhur është thelbësor për arritjen e objektivave, sidomos të atyre që kanë lidhje me punën. Fillimi i javës është periudha e përkryer për t’u dalë për zot diskutimeve të rëndësishme me kolegët dhe shefat tuaj. Ju do të dilni fitimtarë.

BINJAKËT: Të dashur Binjakë, keni vetëm një gjë për të bërë tani. Nëse Venusi ju nxjerr pengesa në çift dhe në familje, yjet ju favorizojnë në aspektin profesional. Motivimi është thelbësor për çdo projekt që premton të jetë i suksesshëm. Jeni duke vlerësuar me shumë kujdes rrugë të reja dhe mundësi të ndryshme dhe ndoshta pikërisht tani po merrni vendimin për të bërë një ndryshim të madh. Yjet ju ndihmojnë të përqendroheni në të mirat dhe të këqijat e zgjedhjeve me të cilat përballeni.

GAFORRJA: Të dashur Gaforre, ëmbëlsia e Venusit në shenjën e Peshqve ndikon për mirë edhe në shenjën tuaj, duke ju bërë të ndiheni të përkëdhelur dhe të hapur për lidhje të reja. Tani ndiheni bujarë, të gatshëm për t’i mbuluar të tjerët me dashuri dhe dhurata. Këto janë momentet në të cilat i gjithë zodiaku i ka zili ata që kanë një partner Gaforre, të paarritshëm për sa i përket fantazive dhe dashamirësisë.

LUANI: I dashur Luan, javën në vijim do t’ju duhet të veproni në mënyrë strategjike. Jo të gjithë planetët janë në anën tuaj. Ajo që duhet të bëni këto ditë është të angazhoheni në ndërtimin e një rrjeti aleatësh. Falë aftësive tuaja për të krijuar marrëdhënie të reja do të vijnë edhe zgjidhje të reja për problemet e vjetra. Buzëqeshni vesh më vesh dhe shkoni të magjepsni turmat. Mërkuri do të jetë një aleat i mrekullueshëm në rrugëtimin tuaj.

VIRGJËRESHA: E dashur Virgjëreshë, binomi Mars-Venus nuk është në pozicionin më të favorshëm për momentin dhe duket se do t’ju bëjë që ta humbisni durimin. Pavarësisht se gjakftohtësia është një nga cilësitë tuaja më të mira, ka raste kur edhe ju e keni të vështirë të përmbaheni. Yjet ju këshillojnë që të shkëputeni nga situatat e dëmshme për ju. Deri tani ia keni dalë mbanë me sukses.

PESHORJA: E dashur Peshore, horoskopi i javës nga data 6 deri në 12 shkurt për ju është një melodi e përsosur, në të cilën të gjithë tingujt bashkohen në një harmoni premtimesh dhe faktesh. Jeni shumë të bindur se diçka e bukur dhe e rëndësishme do t’ju ndodhë dhe, në fakt, edhe nëse nuk jeni ende plotësisht të vetëdijshëm për këtë, tashmë jeni plotësisht të përfshirë në vorbullën e gëzimeve. Shijojeni këtë periudhë dhe argëtohuni.

AKREPI: I dashur Akrep, gjithçka që të nevojitet është dashuria. Dihet që për ty dashuria duhet të jetë tronditëse, e ndërlikuar, por a nuk është bukur që herë pas here të shijosh periudha të tilla? Një mijë violina luajnë në parajsë për ju dhe të zgjedhurin e zemrës suaj, të cilat mund t’i shijoni pa dramë dhe në qetësi të plotë.

SHIGJETARI: I dashur Shigjetar, java në vijim do t’ju gjejë të shqetësuar, gati-gati të paduruar. Dihet që kjo është një periudhë e ndërlikuar, kur keni shumë gjëra në mendje që ju shtojnë dyshimet dhe ankthet, por përpiquni të mendoni për ata që janë pranë jush dhe që vuajnë nga humori juaj i keq, kur e vetmja gjë që do të donin do të ishte që t’ju ndihmonin.

BRICJAPI: Të dashur Bricjapë, fillimi i javës do të jetë për ju shumë i bukur. Ditë të rëndësishme ju presin, tanimë mund të shikoni rezultatet e një pune të madhe, me të cilën jeni marrë gjatë. Me pak fjalë, nëse jeni në prag të një marrëveshje të re, e marta dhe e mërkura janë ditët e përkryera për të negociuar dhe për t’i konkretizuar mendimet dhe veprimet. Merreni këtë si një këshillë.

UJORI: I dashur Ujor, ju jeni të furishëm dhe hiperaktivë si gjithmonë dhe keni të drejtë! Horoskopi për javën nga 6 shkurti deri më 12 shkurt ju ndriçon rrugën me gjithë fuqinë e Diellit, por ju keni në krah në këtë moment edhe shumë yje të tjera që ju ndihmojnë të veproni dhe të bëni realitet objektivat tuaja. Pra, veproni!

PESHQIT: Të dashur Peshq, Venusi i mrekullueshëm është shoqëruesi juaj i përsosur i aventurës, i zemrës, i trupit dhe i imagjinatës që bëhet gjithnjë e më e fuqishme. Ai do t’ju bëjë të ëndërroni për vende dhe ngjarje që më në fund do të vendosni t’i arrini konkretisht pa u druajtur përpara asgjëje. Është një moment shumë i çmuar për ju, shfrytëzojeni sa më shumë!


Etiketa: Paolo Fox

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

1 orë më parë
Astrologji

Hëna e re në Dash sjell ndryshime të mëdha, 3 shenjat që duhet të përgatiten

6 orë më parë
Astrologji

Çfarë pëlqejnë më shumë të tjerët te ju sipas shenjës astrologjike

10 orë më parë
Astrologji

Këto janë tre shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

13 orë më parë
Astrologji

Pse të duhet në jetë një grua e shenjës së Dashit

1 ditë më parë
Astrologji

Katër shenjat e Horoskopit që janë më të lumtura kur janë beqarë

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Festë në familjen e Shyhrete Behlulit, Matina ka ditëlindjen

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë, udhëtarët kthehen brenda

Ilir Shqiri futet në shtëpinë e BBVIP, përqafohet me Luizin dhe i jep mesazhin e papritur

TË FUNDIT

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

1 orë më parë

Dashi dëshiron të udhëheqë, Peshqit fantazojnë skena filmi; truri te meshkujt Binjakë është organi më i madh seksual… Nëse dëshironi...

Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

2 orë më parë

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr ? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr...

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

2 orë më parë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, megjithatë agjërimi është...

Sot nis muaji i Ramazanit, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni

2 orë më parë

Sot, e enjte 23 Mars besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në...

Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

2 orë më parë

Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale....

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

3 orë më parë

Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se...

MË TË LEXUARAT

Njihuni me shenjat më këmbëngulëse të zodiakut

Është bota e meshkujve: Arta Bajrami e zhgënjyer që Xhuli nuk doli fituese e BBVK

Pse i dha fund Keisi lidhjes me Kristin?

Horoskopi ditor për nesër, e premte 17 mars 2023

Mask vetëm me dy përbërës shtëpiak të ngadalësoni plakjen e lëkurës

Olta-Kiarës: Duhet të dalësh, je bërë pengesë e madhe për Luizin

Çanak: Vuçiqin do ta vrasin rusët nëse bën marrëveshje me Kosovën në Ohër

Donald Veshaj largohet nga ekrani,Romeo rikthehet i vetëm në sezonin e radhës

Luizi e thotë me bindje: Nëse të shtunën largohet Kiara, unë bëj valixhet gati

Xhaka e Shaqiri me 25 mars do luajn në Serbi, në ndeshjen Zvicër-Bjellorusi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist