Keisi foli për shkëputjen e marrëdhënies së saj me Kristin. E pyetur nga Arbana se çfarë ndodhi, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.
Keisi: Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata.
Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullën time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe.
Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.