Rolata nga mishi i bluar, e mbushur me djathë dhe me mish të tymosur është drekë ideale apo kur ju vijnë mysafirë.
Gatuani një ditë më parë, ndërkaq piqeni kur të keni nevojë.
Përbërësit:
▪ 700 g mish i bluar sipas zgjedhjes,
▪ tul buke bajat,
▪ 1 vezë,
▪ 1 lugë erëza të thara,
▪ ½ lugë e vogël piper.
Për mbushje:
▪ 250 g djathë të imët,
▪ 200 g mish të tymosur.
Përgatitja:
Mishit të bluar shtoni tulin e thërrmuar të bukës bajat, vezën, erëza të thara dhe piper dhe pastaj me dorë ngjishni mirë.
Merrni një copë folie alumini dhe lyeni me vaj. Qiteni në të gjithë mishin dhe me duar jepni formën kënddrejtë në folie përafërsisht 30×25 cm.
Nuk bën të jetë shumë e hollë, në mënyrë që të mbështillet bukur, por nuk bën as tepër ta tëholloni sepse do të pëlcasë.
Sipër mishit radhisni mishin e tymosur, ndërkaq në mes qitni djathë. Mbështilleni në folie, kurse në tepsi qitni 100 ml ujë.
Furrën ngroheni në 200 gradë dhe lëreni të piqet 45 minuta. Pas 45 minutave hiqni folien dhe piqeni sërish edhe 30 minuta, derisa të krijojë kore.
Rolatën nga mishi ftoheni dhe pastaj priteni.
Ju bëftë mirë.