Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në rrugën “Abdurrahman Shala” në kryeqytet.
Viktima është identifikuar si Luljeta Gjinovci, 64 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Sipas informacioneve të para, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune apo ndonjë element tjetër që do të ngriste dyshime për ndonjë veprim penal të menjëhershëm