Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

IKShPK bëhet i kaltër në simbol të ndërgjegjësimit për diabetin

nga Revista Kosovarja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, 14 Nëntor.

Mbi artikull

Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]