Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Influencerja 26-vjeçare hidhet nga kati i pestë i ndërtesës

nga Revista Kosovarja

Një influencere në TikTok ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pesë i një pallati.

Mbi artikull

26-vjeçarja turke, Kubra Akyutm, e cila u bë e famshme për videon “Dasma pa dhëndër”, u gjet e vdekur në lagjen Sultanbeyli të Stambollit.

Mësohet se policët gjetën në shtëpinë e saj një shënim vetëvrasjeje. Vetëm disa orë para vdekjes së saj, Akyutm la gjithashtu një mesazh tragjik në rrjetet sociale për udhëtimin e saj të shtimit të peshës.

Ajo ka shkruar në postim: “Kam mbledhur energjinë time, por më duket se nuk po shtoj dot, humbas një kilogram çdo ditë. Nuk di çfarë të bëj, kam nevojë urgjente të shtoj peshë.”

Moneytizer Paragrafi 4

Aykut kishte një milion ndjekës në llogarinë e saj TikTok dhe 207,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]