fbpx

Inteligjenca artificiale tregon se si do duken Kim Kardashian dhe Kylie Jenner të moshuara

nga Revista Kosovarja

Trendi viral ‘aged’ duket se ka përfshirë shumë edhe personazhet e botës së showbiz-it. Kjo është një risi e inteligjencës artificiale ku mund të shihni se si do të jetë pamja juaj kur të jeni të moshuar.

Edhe motrat Kardashian iu bashkuan këtij trendi ku pavarsisht dëshirës së Kim për t’u dukur e re përgjithmonë, duket se e përqafoi pamjen e saj më të pjekur, e si rrallë herë pranoi se plakja është një bekim që jo të gjithë mund ta kenë.

“Dukem e mrekullueshme. E meritoj këtë çmim!”- u shpreh Kim.

Ndërsa Kylie Jenner nuk ishte dhe aq për pamjen e saj të moshuar. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” u shfaq në shtëpi me një bluzë të zezë, ndërsa kalonte me dorë flokët e saj (disi të thinjura në mënyrë dixhitale). “Nuk më pëlqen, nuk më pëlqen fare. Jo”-tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]