fbpx

Ish banorja e ‘Big Brother’ Albania kap nga flokët vajzën e mitur të bashkëshortit?

nga Revista Kosovarja

Një video e publikuar nga ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihet duke pasur një sjellje të papërshtatshme ndaj një fëmije në një ambient publik, konkretisht në një market.

Sipas burimeve, vogëlushja që shfaqet në video është vajza e bashkëshortit të Gentës. Në video, ajo shihet duke e kapur fëmijën nga flokët, duke u rrëzuar gjatë ndjekjes së saj dhe më pas duke e tërhequr nga rrobat me forcë, për ta nxjerrë jashtë ambientit.

Kjo sjellje ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë konsideruar aktin si të papranueshëm, sidomos duke marrë parasysh që ndodhi në një vend publik dhe para syve të njerëzve të tjerë.

Deri tani, vetë Gjalpi nuk ka bërë një reagim publik për ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse autoritetet kanë ndërhyrë për të hetuar situatën. Rasti po komentohet gjerësisht në rrjet, ku shumica kërkojnë sqarim dhe përgjegjësi për atë që ndodhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ STORY (@joq.story)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]