Loredana Zefi nuk mundi as me dhe as pa ish-të dashurin e saj, nis artikulli i revistës zvicerane ‘Switzerland Times’.
Ajo ka qenë dy herë me artistin Mozzik dhe të dy tashmë janë ndarë. Gushtin e kaluar, reperja njoftoi se ata sërish u ndanë.
“Mozz dhe unë do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të mirë”, tha në atë kohë. Këngëtarja ka theksuar vazhdimisht se do të jenë bashkë për vajzën e tyre Hana (trevjeçare).
Siç tha në pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram, Loredana nuk ka më asgjë me babanë e vajzës së saj.
Në një intervistë për “Blu”, ajo tashmë e ka saktësuar këtë.
“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka”, thotë artistja nga Lucerni. “Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset edhe për të voglën time kur unë nuk jam aty. Për të, ish-i i saj duket se është histori”.
“Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, theksoi biondja.
View this post on Instagram