fbpx

Ish-luftëtari i UÇK-së kandidat nga AAK-ja për Asamble në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblenë në Kryeqytet, Bahri Gashin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në garë për Asamblenë Komunale të Prishtinës do të jetë edhe Bahri Gashi – Bafta njëri ndër aktivistët më të devotshëm të Aleancës ndër vite, aktualisht Nënkryetar i Degës së Prishtinës. Bahriu, njihet për kontributin e tij ndër vite si aktivist i LKÇK-së që nga mosha e hershme dhe luftëtar i dalluar i UÇK-së në luftën për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Njoftimin per kandidaturën e Bahri Gashit për Asambleist ne Komunën e Prishtines dhe kandidaturën e Daut Haradinajt për të parin e Kryeqytetit e ka mirëpritur edhe ish-deputetja e Kuvendit te Kosoves, Shqipe Pantina e cila ka komentuar në statusin e Haradinajt.

“Urime juve dhe Baftes”, ka shkruar Pantina.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3968632619856503?__cft__[0]=AZX_Sz1cyJBhOO_ij9wqHOmDhmQ0sw9QfYaNQHMBAwIFX7mSs0pbrfir4TTjbWCMEl1AaQIXs_1ieB-aWsY3WWhsi4sZiFfUN7_B1q6lNa4Jk1waqBetSE4FJYOZ1iPGcweV-XLt4CJQwUqQOu667Kaz&__tn__=%2CO%2CP-R

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]