I ka fshirë të gjitha fotot e vjetra nga rrjetet sociale dhe postimet e reja e paraqesin me nje look krejt ndryshe.
Ish-prezantuesi i RTK-së, Kestrin Kumnova, ka ndryshuar aq shumë saqë vështirë se do të mund ta identifikonte dikush nga koha kur ka qenë njëri ndër prezantuesit kryesorë të Programit të Mëngjesit në televizionin publik të Kosovës.
Kestrini për shumë vite ishte larguar nga ekrani për të punuar si menaxher i marketingut në disa kompani të njohura në Kosovë dhe pastaj për disa vite ka jetuar dhe punuar si gazetar në Pragë të Çekisë.
Nga fotot që kemi arritur të sigurojmë duket sikur bëhet fjalë për dy persona të ndryshëm.
Mësojmë se prezantuesi ka bërë ndërhyrje estetike në pamjen e jashtme, shkruan “Kosovarja”.
Në postimet që bënë në rrjete sociale, nuk e fsheh ekzaltimin e ndryshimit në pamje.