fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ishte i pavaksinuar, spitali refuzon të ia bëjë transplantin në zemër

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzoi kërkesën e një pacienti për transplant në zemër, pjesërisht edhe për faktin se ai nuk është vaksinuar kundër Covid-19.

31-vjeçari DJ Ferguson ka nevojë urgjente për një zemër të re, por spitali “Brigham and Women” në Boston e ka spostuar nga lista e pritjes, tha babi i tij, David. Ai tha se marrja e vaksinës së Covid-19 është kundër “parimeve bazike” të të birit, që “thjesht nuk beson tek ajo”.

Spitali tha se po ndiqte protokollin për këtë lloj ndërhyrjeje. Në një deklaratë për mediat, spitali tha: “Duke qenë se kemi mungesë organesh jetike, bëjmë gjithçka për të siguruar që pacienti që e merr organin e transplantuar, të ketë mundësitë më të mëdha për mbijetesë”. Një zëdhënës i spitalit tha se vaksina e Covid-19 dhe stili i shëndetshëm i jetës janë vendimtare për kandidatët që mbajnë radhën për një transplant.

Ferguson qëndron i shtruar në spital prej 26 nëntorit 2021. Ai vuan nga një sëmundje në zemër që i shkakton mbushjen me gjak të mushkërive. Organizatori i një llogaria në “GoFundMe”, për të ndihmuar 31-vjeçarin tha se ai ishte i shqetësuar se vaksina do t’i shkaktonte inflamacion në zemër. Ky efekt anësor njihet si shumë i rrallë, dhe i përkohshëm, nga Qendra Amerikane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, CDC.

Dr. Arthur Caplan, kreu i Etikës Mjekësore në Shkollën e Mjekësisë “Grossman” në Universitetin e Nju-Jorkut, tha se për këtë procedurë është e domosdoshme që të kesh marrë vaksinën anti-Covid. “Pas një transplanti të tillë, në zemër, apo veshka, sistemi imunitar fiket plotësisht”, tha Caplan. “Edhe një ftohje e lehtë mund të të vrasë, Covid-19 gjithashtu. Organet janë të rralla, nuk kemi ndërmend t’ia japim dikujt që ka pak mundësi të jetojë. Ata që janë të vaksinuar kanë më shumë mundësi të jetojnë pas operacionit”.

Rasti i babait të tre fëmijëve nuk është i pari që ngre pikëpyetje mbi etikën mjekësore në SHBA. Në fillim të janarit, një grua nga Minesota paditi spitalin, pasi mjekët u përpoqën të hiqnin nga intubimi bashkëshortin e saj, pasi ishte i pavaksinuar. Në tetor, një grua 56-vjeçare në Kolorado, u hoq nga lista e transplantit të veshkës, pasi ajo, dhe dhuruesi, nuk kishin marrë vaksinën anti-Covid. Vetëm 63% e popullsisë amerikane ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid, ndërsa 40% kanë marrë edhe dozën e tretë.


POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

Zyrtarisht më të pasur së këngëtarja Adele, çifti britanik fiton shumën e ‘çmendur’ në lotari!

18 orë më parë
Kuriozitete

Ngrënia me personat e trashë ju bën të hani më shumë

21 orë më parë
Kuriozitete

Burri ndahet nga gruaja për refugjaten 22-vjeçare nga Ukraina që erdhi të jetojë me ta

1 ditë më parë
Kuriozitete

A të bën të lumtur ushqimi?

1 ditë më parë
Kuriozitete

Burrat që vishen në këtë mënyrë janë më të prirur për të tradhtuar

2 ditë më parë
Kuriozitete

Enigma e syve ‘të hapur’ ose ‘të mbyllur’ të Sfinksit të Egjiptit nis të trembë studiuesit

2 ditë më parë
Postimi tjetër

“Dua të ta ha buzën”, Edi ia thotë troç Anës: Kam qejf të të...

Presidentja Osmani në përkrahje të filmit “Zgjoi” për të fituar çmimin "Oscars 2022"

I shpëtoi 7 herë vdekjes dhe më pas fitoi lotarinë, ky është njeriu më me fat në botë

TË FUNDIT

Sa vende të botës ka vizituar Blendi Fevziu

51 sekonda më parë

Pyetja që i bëjnë thuajse çdo ditë Blendi Fevziut është: “Sa vende të botës ke vizituar?”. Kësaj pyetjeje Blendi tashmë...

Kosovë: Brenda katër muajsh mbi 6 mijë aksidente, 31 me fatalitet

8 minuta më parë

Për katër muaj në rrugët e Kosovës kanë ndodhur mbi 6 mijë aksidente, ku prej tyre 31 kanë qenë me...

Optimizëm për liberalizimin e vizave në fundvit

17 minuta më parë

Qytetarët dhe institucionet ende vazhdojnë të presin ndryshime pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave. Edhe pse s’është dhënë ndonjë...

Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç

21 minuta më parë

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni...

Kryetari Rama edhe të dielën në punë, radhën e ka Kalabria

25 minuta më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët e “Lagjes Kalabria” rreth Planit Rregullues. Përmes një postimi...

Akullore shtëpie me qumësht

38 minuta më parë

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët. Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila...

MË TË LEXUARAT

Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së

Nuk keni dollapë të mjaftueshëm në shtëpinë tuaj? Zgjidhjet inteligjente që japin ekspertët

Finlanda përfundimisht aplikon për anëtarësim në NATO

U largua nga vendi i saj dhe u strehua në një vend ekzotik, modelja nga Ukraina në një realitet ndryshe nga populli i saj!

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë gjatë qershorit

Kim Kardashian blen shtëpi të re për 5.9 milionë euro

Zyrtarisht më të pasur së këngëtarja Adele, çifti britanik fiton shumën e ‘çmendur’ në lotari!

Ermali e fotografon bashkëshorten në mënyrën më të mirë

Ky është tatuazhi më i dashur i Robert Berishes

Shtesat prej 100 euro për sektorin privat, Ministria njofton kur do të bëhet shqyrtimi dhe ekzekutimi i mjeteve

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint