fbpx

“Ishte luftë e vërtetë”, bllokohet rruga drejt Banjskës, mediat lokale sjellin pamjet

nga Revista Kosovarja

Një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë të dielën në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, dy të tjerë janë plagosur.

Rruga drejt Banjaskës është bllokuar, ndërkohë banorët kanë thënë se ka qenë një “luftë e vërtetë e vogël”, ka raportuar kossev.

Sipas këtij mediumi, më pas, në rrugën Sharen Kamen për Banjskë, e cila është njëra nga rrugët që vazhdon nga drejtimi i fshatrave përreth Zveçanit, më tutje drejt Banjskës, janë vendosur më shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Dy xhipa më të mëdhenj dhe të paktën një numër i policisë ishin vendosur.

Ata nuk lejojnë kalimin nga ky drejtim i fshatit Zhitkovac në drejtim të Banjskës.

Sipas raportimeve tani situata është e qetë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]